Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE në Tiranë dorëzon kredencialet te Begaj

Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE në Tiranë dorëzon kredencialet te Begaj

Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa ka dorëzuar sot kredencialet tek Presidenti Bajram Begaj. Diplomatja portugeze do të zëvendësoje italianin Silvio Gonzato. Më herët Moreira ka shërbyer si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali. Ndër të tjera ajo ka mbajtur edhe detyrën e Ambasadore së BE-së në Kepin e Gjelbër.