Merkel kundërshton bashkëpunimin me AfD-në: Nuk do ta votoja kandidatin e tyre për kryetar të Parlamentit!
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se ekziston një dallim i qartë mes partisë së majtë Die Linke dhe partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke kundërshtuar bashkëpunimin politik me këtë të fundit. Merkel tha se brenda Die Linke ka anëtarë me qëndrime me të cilat ajo nuk pajtohet, veçanërisht sa i përket antisemitizmit. Megjithatë, sipas saj, qëndrimet e kësaj partie, në përgjithësi, nuk bien ndesh me Kushtetutën gjermane. Në anën tjetër, ish-kancelarja shprehu rezerva shumë më të mëdha ndaj AfD-së, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e bashkëpunimit me këtë forcë politike. “Unë do ta kisha bërë atë kompromis me partinë e majtë dhe besoj se nuk duhet të bashkëpunojmë me AfD-në”, deklaroi Merkel. Ajo theksoi se nuk do ta mbështeste kandidatin e...
Burimi:
javanews.al