“Merkato më e dobët që Real Madrid ka bërë në histori. Mourinho nuk është më ai i 20 viteve më parë”
Pavarësisht se Real Madrid ka transferuar emra me peshë këtë merkato si Bernardo Silva, Marc Cucurella, Ibrahima Konate, apo dhe Yan Diomande, që është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, për ish-sulmuesin, Tote (Jorge López Marco), kjo është merkato më e dobët që ka bërë “Los Blancos” në vitet e fundit. Tote, beson se të sapoardhurit nuk kanë arritur të adresojnë një të metë të dukshme themelore brenda skuadrës. Ai këmbëngul se skuadra e rindërtuar nga Jose Mourinho ka një dobësi të konsiderueshme, që padyshim do të ndikojë gjatë sezonit të ri, në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë. Ish-sulmuesi argumentoi se largimet e dyshes legjendare të mesfushës, Luka Modric dhe Toni Kroos, janë trajtuar në mënyrë katastrofike nga bordi. “Real Madrid nuk...
Burimi:
telesport.al