Merkato është mbyllur, por jo për Zhegrovën. Ylli shqiptar mund të largohet nga bardhezinjtë vetëm me një kusht

Merkato është mbyllur, por jo për Zhegrovën. Ylli shqiptar mund të largohet nga bardhezinjtë vetëm me një kusht

2 Shtator 2026 19:46 Telesport Pavarësisht se merkato në ligat kryesore të Europës u mbyll më 1 shtator, kjo nuk do të thotë që klubet e kanë të ndaluar të lejojnë shitjen e lojtarëve të tyre, në kampionatet që ende është e hapur merkato. E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventus është ende në ajër. Për fantazistin dardan ka intere skonkret nga Al-Ittihad. Klubi saudit pritet të dërgojë një ofertë zyrtare në drejtimt ë Juventusit këto ditë, para të dielës kur është afati i fundit i merkatos atje. Sipas TuttoJuve.com, klubi bardhezi do të pranojë vetëm shitjen përfundimtare të lojtarit për një ofertë që nis nga 15 milionë euro, por me bonuset mund të shkojë deri në 20 milionë euro. Ky është kushti i vetëm...