“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

Në një lidhje direkte me “Repolitix” në Report Tv, avokati Plarent Ndreca, ka dhënë detaje mbi gjendjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit ku u transferua sot. Ndreca thotë se fillimisht Avokati i Popullit është përballur me kundërshtime për t’u takuar, por më pas të dy janë lejuar.“Avokati i Popullit kishte vështirësi për t’u futur në qelinë e z. Veliaj, pati një pengesë nga punonjësit e burgjeve. Pas një debati të fortë dhe komunikimi me drejtorin e institucionit, Shabani është lejuar”, tha Ndreca. Siç edhe cilësohej në letrën e Veliajt, qelia nuk plotëson kushtet minimale për një të paraburgosur.“Kushtet ishin skandaloze dhe është një qeli që nuk plotëson kushtet minimale për një të burgosur apo të paraburgosur, aq më tepër për Veliajn që...