MENUJA E DITËS/ Mëngjes: Dialog, Drekë: Ujë dhe gaz lotsjellës,Darkë: Arrestime…
Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën politike në Shqipëri dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave studentore, përmes një postimi në Facebook, në ditën e tetë të revoltës së të rinjve. Duke përdorur metaforën e një “menuje të ditës”, Dervishi përshkruan në mënyrë sarkastike zhvillimet e protestës, nga thirrjet për dialog në mëngjes deri te përdorimi i gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe arrestimet në mbrëmje. Përmes kësaj ironie, analisti vë në kontrast ofertën publike të qeverisë për dialog me përshkallëzimin e masave policore ndaj protestuesve. Postimi pasqyron kritikën e tij ndaj mënyrës se si po menaxhohet protesta, ndërsa tensionet mes të rinjve dhe institucioneve vijojnë. Postimi i plotë: MENUJA E DITËS Mëngjes: Dialog. Drekë: Ujë dhe gaz lotsjellës. Pasdite: Ujë, gaz, shkopinj dhe...
Burimi:
ntv.al