Melisa Ibrahimi me turne pianistik në Evropë
Pianistja Melisa Ibrahimi do të prezantohet para publikut evropian me një turne koncertal gjatë sezonit 2026/27, me recitale pianoje në pesë qytete: Vilnius, Vjenë, Paris, León dhe Madrid. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohje ndaj Devastato Talent School dhe prof. Devastato për mundësinë dhe mbështetjen në realizimin e këtij turneu. Përmes këtyre koncerteve, Ibrahimi synon të ndajë me publikun evropian momente muzikore dhe të prezantojë artin e saj në skena të ndryshme ndërkombëtare./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com