MekTominaj probleme me aritminë, Napoli: Skocezi do operohet në zemër
Skot MekTominaj lë Napolin për një periudhë të gjatë. Skocezi mësohet se vuan nga një “aritmi e lehtë beninje”, shkroi Napoli në një deklaratë zyrtare ku detajohej gjendja fizike e mesfushorit. Ai do të ketë nevojë për një operacion në zemër në ditët në vijim për të rifilluar stërvitjen dhe për t’u rikthyer në skuadrën e trajnerit Alegri. Ndërkohë, një periudhë rikthimi është vlerësuar nga mjekët e cila pritet jo më herët se tetori. Njoftimi i Napolit: Pas fillimit të një aritmie të lehtë beninje, Scott McTominay do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për korrigjimin e aritmisë kardiake (PFA) në ditët në vijim. Lojtari do të jetë përsëri i disponueshëm pas pushimit ndërkombëtar./Sportim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al