Megaoperacion në Shkodër/ Sekuestrohen mbi 200 kg kanabis dhe mina antitank, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Megaoperacion në Shkodër/ Sekuestrohen mbi 200 kg kanabis dhe mina antitank, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Policia e Shkodrës ka finalizuar një megaoperacion, duke sekuestruar 265 kg kanabis dhe mina antitank, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një konferencë për mediat, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka dhënë detaje nga megaoperacioni, ku Admir Selgjekaj, Elsid Ramci, Bujar Kukaj, Naim Kukaj dhe shtetasit e shpallur në kërkim shtetasit: Esat Kukaj, Denjan Kukaj, Anarldo Mulleti, të identifikuar si pjesëtarë të një grupi kriminal në fushat e prodhimit dhe trafikimit të sasive të mëdhaja të lëndëve narkotike, janë banues në Malësi të Madhe dhe kanë precedentë të mëparshëm kriminalë, për veprimtari në të njëjtat fusha. Në kuadër të megaoperacionit “POLINOMI”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndërhynë në lagjen “Guraj”, Malësi e Madhe,...