Mediu: Vetëm dorëheqja e qeverisë Rama  është rruga drejt zgjidhjes politike!

Mediu: Vetëm dorëheqja e qeverisë Rama është rruga drejt zgjidhjes politike!

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu kërkoi një zgjidhje politike për krizën në vend, duke theksuar se ajo duhet të nisë me dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Mediu bëri thirrje për një reformë zgjedhore dhe administrative me konsensus, si dhe për reflektim të përbashkët politik, përtej ndasive partiake. Fjala e plotë: Unë do të dëshiroja që të vazhdoja pak në shqetësimin e kolegut tim Çela, për faktin sepse mendoj që nga, pavarësisht se kemi dallime politike me njëri-tjetrin, jemi deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë ne nuk përfaqësojmë qeverinë, por përfaqësojmë ata...