Mediat norvegjeze i drejtohen Gjykatës së Oslos kundër kompanisë Meta
Dhjetë organizata mediatike në Norvegji kanë nisur një betejë ligjore kundër kompanisë Meta, duke kundërshtuar kushtet e reja që mund t’i lejojnë asaj të përdorë artikujt, fotot dhe videot e tyre për zhvillimin e produkteve të inteligjencës artificiale, pa marrë miratimin e mediave. Sipas organizatave, rregullat e reja mund të përfshijnë edhe materialet që publikohen me pagesë, duke kufizuar kontrollin e gazetarëve dhe botuesve mbi punën e tyre. Mediat argumentojnë se Meta po u vendos një zgjedhje të vështirë: të pranojnë kushtet e reja ose të rrezikojnë humbjen e pranisë së tyre në Facebook dhe Instagram. Për këtë arsye, ato i janë drejtuar Gjykatës së Oslos, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të rregullave deri në marrjen e një vendimi për çështjen. Mes organizatave që kanë...
Burimi:
javanews.al