Media maqedonase: Bilal Karajt i konfiskohet pasaporta! Pronari i ‘Sante Plus’: S’jam në paraburgim, as i arratisur
bilal kara TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mediat në Maqedoninë e Veriut lidhur me arrestimin e biznesmenit turk Bilal Kara, pronarit të spitalit të rrjeteve “Sante Plus”, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare prej më shumë se një viti. Sipas medias maqedonase 'Focus', Kara u arrestua mbrëmjen e kaluar gjatë një aksioni të Ministrisë së Brendshme, në kuadër të hetimeve për abuzime financiare që lidhen me operacionet e syve. Ndërkohë, sot, me vendim të një gjyqtari në procedurë paraprake, atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është caktuar masa e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”. "Përveç punonjësve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, u ndalua edhe pronari i Spitalit Kara, për të cilin Shqipëria lëshoi një urdhër arresti vitin...
Burimi:
zeri.ai