Media italiane: Shqipëria në shtator, det ëndrrash, plazhe më të qeta dhe çmime që ju befasojnë

Media italiane: Shqipëria në shtator, det ëndrrash, plazhe më të qeta dhe çmime që ju befasojnë

Shqipëria, një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut për pushime në shtator, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve që kërkojnë det, natyrë dhe çmime më të përballueshme, shkruan Simona Sirianni në një artikull të botuar në median italiane “Io Donna”. Pas përfundimit të pikut të sezonit veror, bregdeti shqiptar ofron më shumë qetësi, ndërsa temperaturat dhe ujërat e Jonit mbeten ideale për pushime. Saranda, Himara dhe Dhërmiu renditen ndër destinacionet që mund të shijohen në këtë periudhë, me kosto dukshëm më të ulët se gjatë muajve të verës, duke e bërë Shqipërinë një alternativë konkurruese në Mesdhe. Në shtator, destinacionet më të kërkuara të Mesdheut janë dukshëm më pak të frekuentuara dhe shumë më të përballueshme. Shtatori është muaji ideal për të...