Media franceze: Shqipëria, mes transformimit modern dhe një trashëgimie të pasur kulturore

Media franceze: Shqipëria, mes transformimit modern dhe një trashëgimie të pasur kulturore

Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut, falë ndërthurjes së trashëgimisë historike, qyteteve karakteristike, natyrës dhe zhvillimeve moderne, sipas një artikulli të botuar në median franceze TourMaG.com. Nga Tirana dhe Kruja, te Shkodra e Durrësi, vendi ofron një udhëtim mes historisë dhe modernitetit, ndërsa investimet e reja po i japin një tjetër dimension turizmit shqiptar. Shqipëria e veriut: Kulturë dhe modernitet Një trashëgimi e pasur dhe një destinacion që po ndryshon me shpejtësi. E pozicionuar në zemër të rajonit mesdhetar të Evropës dhe Ballkanit, Shqipëria, një vend që për shumë vite ishte i izoluar, është hapur prej disa vitesh ndaj turizmit. Infrastruktura dhe shërbimet turistike po përshtaten gradualisht me kërkesat e vizitorëve perëndimorë. Nga kryeqyteti, Tirana, deri në veri dhe në...