Media franceze: Shqipëria kërkon konfiskimin e kështjellës së Ermal Beqirit, flet kryebashkiaku i qytetit
Kjo është një histori që ka bërë bujë gjatë kësaj vere në Francë. Sipërmarrësi shqiptar Ermal Beqiri u arrestua në Albert, në departamentin Somme, pasi kishte fluturuar me një mjet ajror mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime. Sipas gazetës franceze 'Le Courrier Picard', ai u gjykua me procedurë të përshpejtuar në gjykatën e Amiens dhe u dënua me 7 mijë euro gjobë për këtë shkelje. Ngjarja ndodhi në fillim të muajit gusht. Por historia nuk përfundon këtu. Aktualisht, Beqiri ndodhet i burgosur në burgun e Beauvais dhe kërkesa e tij e parë për lirim është refuzuar. Arsyeja është se Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij, në mënyrë që ai të gjykohet edhe në vendin e origjinës. Ai është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme...
Burimi:
syri.net