“Më rrezikohet banesa, mora prindërit dhe u largova”/ Zjarri në Peshtan, banorët: Mund të ishte parandaluar, po humbasim gjithçka
Zjarri në Fier ka marrë përmasa të mëdha. Flakët janë përhapur me shpejtësi në drejtim të Peshtanit të Vogël, duke rrezikuar banesat dhe qindra rrënjë ullinj. Situata paraqitet e rënduar, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar si masë paraprake për shkak të afrimit të zjarrit. Banorët shprehen të indinjuar për situatën, duke pohuar se zjarri mund të ishte parandaluar nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, ndërsa tashmë flakët kanë dalë jashtë kontrollit. “Ku është helikopteri, ku është zjarrfikësja? Zjarri mund të ishte parandaluar, po humbasim gjithçka”, shprehet një banor. “Më rrezikohet banesa, mora prindërit dhe u largova”, tha një tjetër. Ndërkohë, flakët vijojnë të përhapen, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv