“Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia përmes një videoje të krijuar me inteligjencë artificiale, ku pretendon se pavarësisht arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim, vijon të miratojë projekte për kryeqytetin. Në reagimin e tij, Veliaj akuzon institucionet për persekutim politik dhe shkarkim antikushtetues. Ai shprehet se është mbajtur në paraburgim prej 20 muajsh dhe se është transferuar nga një qeli në tjetrën pa dokumentacionin përkatës. Pavarësisht kësaj situate, Veliaj thotë se ka miratuar projektet për ndërtimin e 15 çerdheve dhe kopshteve të reja në Tiranë, ndërsa thekson se gjatë administrimit të tij numri i objekteve të ndërtuara ose të projektuara në këtë kategori arrin në 130. Ai shton se nuk do të heqë dorë nga prioritetet e tij, pavarësisht se ku...
Burimi:
gijotina.com