Me rregull 3-shi narcoRama shumëzohet me Gys e pjesëtohet me Suel në ‘Pandorën e Bllokut..’

Me rregull 3-shi narcoRama shumëzohet me Gys e pjesëtohet me Suel në ‘Pandorën e Bllokut..’

Nga Basir Çollaku/ Një deputete prodhim ramist për çështje statistikash elektorale, me disa të tjerë të ngjashëm, me rregull treshi, janë modeli ku është stallosur Parlamenti. Mjaft prej tyre kanë kursin e thashethemeve dhe servilisë besnike, si pasqyrë e Mafies, tipare të përzgjedhjes. Një zyrë në bllok, ku mblidheshin mejhanet e qeverisë e pushtetit kabriole, vetëm me nallane, ishte kurdisur një "epstein"-izëm prej afro tre vitesh. Shteti i çbrekosur nëpër video, është një turrë turpi me pasthirma, britma, kafshërime. Një bankomat zgrapës i buxhetit nga krimi. Një Bord Mafie kontrollor qeverisjeje. KM Rama nuk pohon as mohon nëse ishte vizitor dhe konsumator i mëhallës së qejf-qederit.. Ndonëse licenca e aktivitetit nuk funksiononte dot pa Po-në e tij. Monologu i Rinasit u sajua si alibi, për...