Me maska e kapuçë, grabiten dy biznese në Berat, autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë
Dy grabitje janë shënuar gjatë 10 ditëve të fundit në qarkun e Beratit, ku dy biznesmenë janë bërë pre e grabitjeve gjatë orëve të natës. Në të dyja rastet, autorët kanë përdorur të njëjtën skemë, duke hyrë me forcë në ambiente dhe duke marrë kasafortat. Një prej vjedhjeve ka ndodhur në biznesin “Veza e Mëngjesit”, përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, me pronar shtetasin Leonard Fani. Hajdutët kanë shqyer derën kryesore të objektit dhe më pas kanë marrë kasafortën. Rasti tjetër është regjistruar në banesën e shtetasit Lumnir Osoja, pronar i kompanisë “Center Albania”. Edhe këtu autorët kanë hyrë duke dëmtuar derën kryesore dhe kanë marrë kasafortën nga ambientet e banesës. Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat bëjnë me dije se, sipas pretendimeve të depozituara nga...
Burimi:
kohajone.com