“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!
Vrasja e gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, më 6 tetor 2025, në sallën e gjyqit, dyshohet se ishte planifikuar katër ditë më herët nga autori i dyshuar, Elvis Shkambi. Skenari i dyshuar i paramendimit të vrasjes është zbuluar pas ekzaminimit të telefonave të sekuestruar Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij, Gjon Shkambi. Sipas dosjes, tre ekspertë të laboratorit kibernetik pranë SPAK kanë zbuluar disa mesazhe që Elvis Shkambi i kishte dërguar xhaxhait të tij. Mesazhet që po hetohen nga SPAK Siç rezulton në dosjen penale, më 2 tetor 2025, Elvis Shkambi i dërgoi një mesazh xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, në orët e mbrëmjes, duke i shkruar: “…e me i qelbanikos krejt…”. Ndërkohë, më 3 tetor 2025, në orën 22:56, Elvis Shkambi i...
Burimi:
javanews.al