Më i keq se presioni i rrugës është ai i analistëve/ Rama: Fërkojnë duart sa herë digjet një institucion
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër analistët dhe opinionistët që, sipas tij, po e trajtojnë dhunën e ditëve të fundit si një instrument politik kundër qeverisë. Duke folur për presionin që po ushtrohet ndaj Policisë dhe institucioneve, Rama tha se problemi nuk vjen vetëm nga rruga, por edhe nga një pjesë e figurave publike që komentojnë çdo mbrëmje zhvillimet në studio televizive. “Nuk është presioni i rrugës i vetmi dhe as më i keqi. Më i keqi është ai i atyre të ashtuquajturve intelektualë dhe analistë, opinionistë, që çdo mbrëmje bëjnë bilancin e dhunës dhe që inatet, mllefet, zilite, paaftësitë, dështimin e tyre e ngushëllojnë me sa policë sakatohen, me sa institucione digjen dhe fërkojnë duart sepse mendojnë se i erdhi fundi Edi Ramës dhe...
Burimi:
ntv.al