“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot se PS-ja nuk do të mbështesë zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke theksuar se data 30 nëntor është afati përfundimtar për përfundimin e punës së tij. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla i bëri thirrje Partisë Demokratike që të ndërpresë bojkotin parlamentar dhe të rikthehet në Kuvend dhe në komisionet parlamentare, për të kontribuar në përmbylljen e reformës. Ai theksoi se një vit ka qenë kohë e mjaftueshme për realizimin e reformës, ndërsa paralajmëroi se mazhoranca është e gatshme ta miratojë atë edhe në mënyrë të njëanshme, nëse opozita nuk pranon të bashkëpunojë. “30 nëntori është afati i fundit i Komisionit të Reformës Zgjedhore. PS-ja nuk do të mbështesë...