“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

Brukseli zyrtar e shikon pozitivisht punën që Shqipëria po bën sa i përket negociatave për Bashkimin Europian. Për Vizion Plus, zv.ministrja e Jashtme Megi Fino, shprehet se mbyllja e tre grupkapitujve të parë ishte vetëm fillimi, ndërsa Tirana zyrtare pret sinjalin e radhës. “Padyshim që mbyllja e tre kapitujve në korrik të këtij viti nuk ishte një rast i vetëm. Sigurisht që ne presim që do të ketë edhe raste të tjera që padyshim me këtë ritëm dhe në kuadër të këtij plani pune që kemi dakordësuar me Komisionin Europian”, u shpreh Fino. Ajo thekson se mbajtja e këtij ritmi aktual mund të bëjë të mundur arritjen e objektivit për të mbyllur të gjithë grupkapitujt brenda vitit 2027, synim ky i dakordësuar edhe me Komisionin...