Mbyllet marshimi i protestës së 110-të/ Protestuesit vijojnë të qëndrojnë te Komisariati nr. 1

Mbyllet marshimi i protestës së 110-të/ Protestuesit vijojnë të qëndrojnë te Komisariati nr. 1

Është mbyllur marshimi i protestës së 110-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës dhe u ndalën edhe te Komisariati nr. 1. Edhe pse marshimi është mbyllur, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë pranë ambienteve të komisariatit, ku kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës. “Rama, jepe dorëheqjen!” vijon të jetë një nga thirrjet e protestuesve, të cilët shprehen se nuk do të ndalen. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e protestave dhe qëndrimin e tyre pranë komisariatit. Marshimi i protestës së 110-të mbyllet, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë te Komisariati nr. 1.