Mbyllet festivali i komedisë, Viktor Zhusti dhe Luiza Xhuvani shpallen aktorët më të mirë

Mbyllet festivali i komedisë, Viktor Zhusti dhe Luiza Xhuvani shpallen aktorët më të mirë

Pas dhjetë netësh të mbushura me humor, art dhe emocione, është përmbyllur në Korçë edicioni i 13-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë.Aktiviteti mblodhi në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” trupa teatrore dhe artistë të njohur të skenës shqiptare, duke sjellë për publikun korçar një repertor të pasur. Shfaqja “Babai”, e Teatrit Kombëtar Eksperimental të Tiranës, u shpall fituese e këtij edicioni. Çmimi për aktorin më të mirë protagonist iu dha Viktor Zhustit, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë protagoniste u fitua nga Luiza Xhuvani. “Shuimë emocion jo për faktin që morëm çmim, por se ishte një festë shumë e bukur për teatrin”, tha Viktor Zhusti, aktor. “Jam shume e lumtur që cmimet shkuan te shfaqjet e mëdhaja me aktorë të vjetër, e kanë...