Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind
Qendrat e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë mbyllur në orën 20:00, kur përfundon edhe heshtja zgjedhore. Në disa qendra votimi, ku pati ndërprerje të procesit të votimit, orari do të zgjatet për aq kohë sa zgjati ndërprerja. Po ashtu, të gjithë personat që janë duke pritur në radhë para qendrave të votimit kanë të drejtë të votojnë edhe pas orës 20:00. Lista Studentore u bëri thirrje qytetarëve në Serbi të qëndrojnë në vendbanimet e tyre dhe të mbështesin vëzhguesit e saj gjatë numërimit të votave dhe dorëzimit të materialit zgjedhor. Në një postim në rrjetin X, ajo theksoi se procesi zgjedhor nuk përfundon me mbylljen e vendvotimeve, pasi pasojnë numërimi, hartimi i procesverbaleve dhe dorëzimi i materialit te komisionet lokale të...
Burimi:
javanews.al