Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit shkodran Astrit Kalaja, autori rrezikon burgim të përjetshëm…

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit shkodran Astrit Kalaja, autori rrezikon burgim të përjetshëm…

Elvis Shkambi drejt burgimit të përjetshëm për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria mbyll hetimet dhe i komunikon akuzën. Prokuroria i ka komunikuar sot Elvis Shkambit akuzën për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”, në kuadër të hetimeve për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.Bëhet fjalë për nenin 79/a të Kodit Penal, i cili flet për vrasjen e qëllimshme të funksionarëve publikë. Ai përfshin deputetë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, ushtarakë dhe zyrtarë të tjerë publikë. Vrasja duhet të jetë kryer gjatë detyrës ose për shkak të saj, dhe cilësitë e viktimës duhet të jenë të dukshme ose të njohura. Dënimi për këtë vepër është burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose burgim të përjetshëm. Prokuroria pritet të kërkojë dënim me burg përjetë...