Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt komisariatit 3: Kërkojmë lirimin e Arturit, mos mbani peng qytetarin!
Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur edhe marshimin. Siç edhe u njoftua marshimi do të jetë drejt Komisariatit 3, pasi atje ndodhet një protestues, i cili u ndalua nga efektivët. “Ne na liruan, por një djalosh që u mor zvarrë në protestën te Parlamenti është akoma aty. Ndaj ky marshim e ka për detyrim të shkojmë te Komisariati. Shkojmë aty për Artur Alimadhin, kërkojmë lirimin e Arturit. Marshimin e udhëheqin studentët. Shkojmë te komisariati 3 për shkak se një qytetar mbahet peng nga dje”, tha aktivisti Edison Lika
Burimi:
gijotina.com