Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në protestën e 128-të kundër qeverisë. Me flamuj kombëtarë dhe flamingo në duar, qytetarët janë nisur në marshim, ndërsa kërkesa e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalimeve, protestuesit kanë adresuar një sërë akuzash ndaj qeverisë, duke deklaruar se qeveria është përballur me skandale të shumta dhe se duhet të largohet. Protestuesit shprehen se do të vijojnë qëndrimin në rrugë dhe se nuk do të largohen nga protesta pa dorëheqjen e kryeministrit. Protesta vijon me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit, ndërsa pritet që tubimi të vijojë edhe në zonën pranë Kryeministrisë.