Mburoja izraelite zbret në Ballkan/ Shqipëria dhe Greqia në vijën e parë të një aleance të re ushtarake
Greqia po përgatitet të ndërtojë një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore në rajon. Athina ka miratuar një marrëveshje me Izraelin, me vlerë rreth 3.5 miliardë euro, për krijimin e një sistemi shumështresor të mbrojtjes, të pagëzuar “Mburoja e Akilit”. Sistemi do të ndërthurë radarë, raketa kundërajrore dhe teknologji kundër dronëve, me synimin për të mbrojtur territorin grek nga një gamë e gjerë kërcënimesh. Por rëndësia e marrëveshjes shkon përtej Greqisë. Ajo vjen në një moment kur Izraeli po zgjeron bashkëpunimin e tij në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë me disa vende të Ballkanit. Dhe në këtë hartë të re, një vend i rëndësishëm është edhe Shqipëria. Tirana ka thelluar bashkëpunimin me industrinë izraelite të mbrojtjes, veçanërisht me kompaninë Elbit Systems. Bashkëpunimi përfshin...
Burimi:
ntv.al