Mbrojtësi i Shqipërisë i shënon gol Real Madridit në Champions League (video)

Mbrojtësi i Shqipërisë i shënon gol Real Madridit në Champions League (video)

4 Nëntor 2026 20:28 Telesport Ndeshje e çmendur në Athinë, aty ku AEK po barazon 2-2 ndaj Real Madridit. Në minutën e 75-të, ishte mbrojtësi i Shqipërisë, Stavro Pilo, që shënoi golin e avantazhit të përkohshëm për grekët, 2-1. SHIKOGOLIN Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Aboubakary Koita, ishte Pilo që mposhtoi Courtois me një goditje me të majtën brenda zonës. Kylian Mbappe barazoi shifrat pak më pas për Real Madridin. Pilo ka bërë një super paraqitje në sfidën e sotme, duke qenë një nga më të mirët në fushë. Ndërkohë, Thomas Strakosha gjendet në stol, pasi nuk e ka marrë veten nga dëmtimi. Ky është goli i dytë për Pilon në Champions League, pasi shënoi edhe në humbjen 5-1 ndaj Man. City.