’Mbreti Luan’ vjen në Teatrin e Kukullave, produksioni më i madh i realizuar deri tani
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëri të ditur se “Mbreti Luan” do të vijë së shpejti në skenën e Teatrit të Kukullave, në një produksion të veçantë, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se, shfaqja sjell një kombinim të kukullave anatomike, të realizuara përmes disa teknikave, projeksioneve imersive dhe një skene që do të transformohet në një hapësirë safari, duke krijuar një përvojë të re për publikun. Produksioni do të përfshijë 11 aktorë në skenë dhe cilësohet si produksioni më i madh i realizuar deri tani në Teatrin e Kukullave. “Për herë të parë në Teatrin e Kukullave, po merr jetë një projekt i pazakontë, i pari i këtij lloji në Shqipëri!”,...
Burimi:
kultplus.com