Mbreti i Holandës i dërgon letër urimi Presidentes Justina Shiroka-Pula
11 November, 2026 - 12:30 Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e tij, monarku holandez ka shprehur bindjen se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të thellohen dhe të zhvillohen në të mirë të të dy popujve. Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve, ndërsa në fund të letrës i ka uruar Presidentes Shiroka-Pula sukses në përmbushjen e detyrave të saj./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com