Mbrëmja rikthen sërish tensionet, policia vihet me makina në ndjekje të protestuesve
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish pas disa orësh qetësie përpara Kryeministrisë. Tensionet janë rritur gjatë marshimit të protestuesve, të cilët u larguan nga sheshi, ndërsa disa furgona dhe automjete policie u vunë në ndjekje të tyre. Më herët, protestuesit hodhën gurë dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Policia reagoi me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome, në përpjekje për të shpërndarë turmën. Përplasjet dhe ndjekja e protestuesve kanë rikthyer tensionet në kryeqytet, pas një periudhe qetësie disaorëshe.
Burimi:
ntv.al