Mbledhja e Qeverisë, ministrat zbardhin vendimet: Nga 110 mln eurot me Gjermaninë dhe subvencionet, te fondet për energjinë

Mbledhja e Qeverisë, ministrat zbardhin vendimet: Nga 110 mln eurot me Gjermaninë dhe subvencionet, te fondet për energjinë

Pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë paradite, ministrat kanë bërë publike disa prej vendimeve dhe politikave që pritet të zbatohen në periudhën në vijim. Në fokus kanë qenë marrëveshjet e reja me Gjermaninë për investime në energji dhe infrastrukturë, reforma e strehimit, mbështetja për qytetarët përballë rritjes së kostove, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve dhe drejtësinë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi miratimin e tre marrëveshjeve me qeverinë gjermane, me një vlerë totale prej 110 milionë eurosh, ku 20 milionë euro janë në formën e grantit. Fondet do të përdoren për rehabilitimin e konvikteve studentore, ndërhyrje në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe digjitalizimin e sistemit të operatorit të transmetimit. Karakaçi foli gjithashtu për politikat e reja në...