Mbikalimi i Kasharit/ Bllokohet përkohësisht qarkullimi Tiranë-Durrës
Në datat 1–3 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohen përkohësisht korsitë në të dyja drejtimet Tiranë–Durrës për punimet në mbikalimin e Kasharit. Qarkullimi do të devijohet përmes rrugëve dytësore dhe akseve alternative, ndërsa drejtuesit këshillohen të ndjekin sinjalistikën dhe udhëzimet e personelit. NJOFTIMI: Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Për realizimin e sigurt të këtyre punimeve, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, në intervalin kohor 23:00–05:00, do të ketë bllokim të përkohshëm të korsive të lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit...
Burimi:
syri.net