Mbidoza, urgjenca që mund të parandalohet, ekspertët apelojnë për ndërhyrje në kohë

Mbidoza, urgjenca që mund të parandalohet, ekspertët apelojnë për ndërhyrje në kohë

Një dozë lëndësh narkotike më e madhe se ajo që trupi mund të tolerojë mund të kthehet në një urgjencë që rrezikon jetën.  Pasojat mund të jenë të rënda, veçanërisht kur preket frymëmarrja dhe niveli i vetëdijes. “Overdoza është marrja nga individi, nga pacienti, e një sasie droge ose substance më të madhe se toleranca e trupit, duke shkaktuar një helmim të rëndë, me komplikacione që mund të çojnë deri në fatalitet.Ajo që ndodh në momentin e një mbidoze është depresioni i frymëmarrjes, humbja e vetëdijes dhe çrregullime kardiake. Pra, është një urgjencë mjekësore, e cila, nëse trajtohet në mënyrën e duhur dhe në kohë, mund të jetë jetëshpëtuese”, deklaroi Andrin Tahiri, shef i klinikës së toksikologjisë QSUT. Rreziku sipas Dr. Andrin Tahiri rritet kur...