Mbi një milion turistë në 10 muaj në Berat, vjeshta sjell ture degustimi të verës
Me rrugicat e gurta që rrëfejnë histori shekullore, shtëpitë karakteristike që zbresin në shpatet e kodrave dhe vreshtat që kanë marrë ngjyrat e vjeshtës, Berati ofron një përvojë që shkon përtej një vizite të zakonshme turistike. Berati është qyteti që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit, por gjatë vjeshtës temperaturat janë akoma më të përshtatshme për të vizituar lagjet historike të qytetit, për të vizituar kalanë e Beratit dhe për t’u njohur nga afër me të gjithë qytetin, pa fluksin e sezonit veror. Vizitorët kanë mundësi të ndërthurin shëtitjet dhe vizitat e tyre gjithashtu në kantinat e verës dhe në fshatrat turistikë që ndodhen jo më larg se 10 km nga qendra e qytetit. Kjo e bën përvojën e tyre të plotë dhe...
Burimi:
kultplus.com