Mbi 5 mijë banorë u ‘zhdukën’ në vetëm 3 muaj, çfarë ndodhi me ishullin ‘fantazmë’

Mbi 5 mijë banorë u ‘zhdukën’ në vetëm 3 muaj, çfarë ndodhi me ishullin ‘fantazmë’

Dikur një nga vendet me dendësinë më të lartë të popullsisë në botë, sot Hashima është një ishull i braktisur, i mbushur me ndërtesa të rrënuara. Ishulli japonez, pranë Nagasakit, kishte në kulmin e tij 5.259 banorë, por u boshatis plotësisht brenda vetëm pak muajsh. Historia e Hashimës nisi në fillim të shekullit XIX, pas zbulimit të një vendburimi qymyri nën shtratin e detit. Në vitin 1890, Mitsubishi mori kontrollin e minierës dhe nisi shfrytëzimin e saj, duke hapur tunele vertikale për të arritur rezervat e qymyrit. Me shtimin e punëtorëve, ishulli nisi të transformohej. Në vitin 1916 u ndërtuan disa nga godinat e para prej betoni të armuar në Japoni. Më pas u ngritën shkolla, spitale, kinema, bare dhe ndërtesa banimi. I rrethuar me...