Mbi 40 kg kokainë nga Brazili në Portin e Durrësit, në treg kapte vlerën e 2 milionë eurove
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, kokainë është sekuestruar në Portin e Durrësit këtë të hënë, Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, u sekuestruan 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro. Kokaina u pikasa teksa shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule. Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Policia vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme....
Burimi:
syri.net