Mbi 14 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit gjatë muajit gusht
3 September, 2026 - 12:00 Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” mbetet një prej destinacioneve më të vizituara të qytetit të Beratit. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njëherësh drejtues politik i PS për qarkun Berat, u shpreh sot se “vetëm gjatë muajit Gusht, rreth 14 mijë vizitorë vizituan këtë thesar të trashëgimisë sonë kulturore, 4 mijë më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”. Demo e cilësoi këtë një tjetër tregues të fortë të rritjes së interesit për trashëgiminë kulturore dhe historinë e Beratit, duke e konsoliduar qytetin gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë. Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat administron Muzeun “Onufri”, si edhe muzeun Etnografik, të cilët mbledhin, ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë...
Burimi:
kultplus.com