Mbi 120 vepra në një ekspozitë madhore, New York përgatitet të nderojë Rembrandtin
Muzeu Metropolitan i Artit në New York do t’i kushtojë një ekspozitë të madhe piktorit holandez Rembrandt van Rijn, duke sjellë në Shtetet e Bashkuara disa prej veprave të tij që nuk janë ekspozuar më parë atje. Ekspozita “Rembrandt and the Ancients”, e organizuar në bashkëpunim me Muzeun e Luvrit në Paris, do të hapet në nëntor të vitit 2027 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt 2028, përpara se të zhvendoset në Luvër. Projekti do të jetë ekspozita e parë madhore e Muzeut Metropolitan kushtuar Rembrandtit pas 20 vjetësh dhe do të trajtojë në mënyrë të veçantë marrëdhënien e artistit me artin, mitologjinë dhe trashëgiminë e qytetërimeve të lashta të Mesdheut. Në ekspozitë do të prezantohen më shumë se 120 piktura,...
Burimi:
kultplus.com