Mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

Mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian në vitin 2025, niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor. Sipas të dhënave nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtarë (wiiw), në vitin 2025, me pensionin mesatar neto në Shqipëri mund të blije afërsisht po aq mallra e shërbime sa me 260 euro në BE, me çmimet mesatare atje (Krahasimi bëhet në standardin e fuqisë blerëse (PPS), një njësi që Eurostat përdor për të marrë parasysh dallimet në çmime mes vendeve). Edhe pasi merren parasysh dallimet në çmime, pensioni mesatar në Shqipëri kishte vetëm gati një të pestën e fuqisë blerëse të pensionit mesatar në BE. Shqipëria e ngushtoi hendekun me BE-në me 1,3 pikë përqindjeje krahasuar me...