Mbi 100 ditë protesta, Rama për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur më sfidojnë

Mbi 100 ditë protesta, Rama për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur më sfidojnë

Kryeministri Edi Rama i ka përshkruar protestat e përditshme në Tiranë si një “provë besimi” dhe një sfidë për qeverinë e tij, ndërsa protesta që prej muajsh kërkojnë largimin e tij vijon të mbledhë qytetarë para Kryeministrisë. Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Rama shprehet se sfidat, sipas tij, e bëjnë “më të mirë” në politikë. “Për mua është një sfidë. Por kjo është diçka e mirë. Zakonisht jam më i mirë kur sfidohem. A do të jem më i mirë edhe këtë herë? Shpresoj. Nuk e di. Koha do ta tregojë”, citohet të ketë thënë kryeministri. Pra, ndërsa protestuesit numërojnë ditët në rrugë dhe kërkojnë ndryshime politike, Rama duket se e sheh situatën më shumë si një test personal për të...