Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht hyn në vëmendjen e publikut shqiptar përmes ngjarjeve që ndodhin jashtë kufijve, ku protagonistë janë shtetas shqiptarë. Por lëvizja e njerëzve nuk ka vetëm një drejtim dhe as statistikat e kriminalitetit nuk bëjnë përjashtim. Teksa Shqipëria pret çdo vit më shumë turistë, punonjës dhe shtetas të huaj që zgjedhin të jetojnë këtu, është rritur ndjeshëm edhe numri i të huajve që përfundojnë në statistikat e Policisë si të dyshuar për vepra penale. Numri i shtetasve të huaj të dyshuar për vepra penale në Shqipëri po rritet me ritëm shumë më të shpejtë se numri i përgjithshëm i personave të dyshuar. Në vitin 2024, shifra kaloi për herë të parë pragun e 1 mijë personave. Sipas raportit të...
Burimi:
gijotina.com