Mbeumo mbron Carrick: Mbështetje absolute trajnerit, ka shumë zhgënjim për rastet e shpërdoruara
Edhe pse zhgënjimi është i madh, Bryan Mbeumo gjen disa aspekte pozitive në paraqitjen e Manchester United pas humbjes 2-0 ndaj Chelsea në Premier League. Sulmuesi kamerunas beson se “Djajtë e Kuq” mund ta kishin ndryshuar rrjedhën e ndeshjes nëse do t’i kishin shfrytëzuar rastet e krijuara para pushimit. Mbeumo hodhi poshtë idenë se kjo paraqitje mund të nënkuptojë mungesë mbështetjeje nga lojtarët për Michael Carrick: “Sigurisht që jo! Mendoj se qëndrimi i duhur ishte i pranishëm që nga minuta e parë. Të luash me 10 lojtarë kundër 11 e bëri situatën më të vështirë. Kemi besim të plotë te të gjithë.” Lojtari kamerunas mbrojti përkushtimin e ekipit, pavarësisht një tjetër rezultati negativ: “Edhe pse mbetëm me dhjetë lojtarë, në fund të ndeshjes ndjemë sërish...
Burimi:
telesport.al