Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’
Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë AlbChrome pas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, i cili vinte në dukje ndotjen katastrofike të shkaktuar nga kjo kompani. Sipas AKM, mbetjet e akumuluara prej vitesh nga AlbChrome prej pluhur kapëseve depozitoheshin në mjedis të hapur, pa asnjë masë sigurie duke shkaktuar rrezik për popullatën. AKM i cilëson mbetjet shumë të rrezikshme dhe kancerogjene. Vendimi për nisjen e menjëhershme të procedimit penal ka ardhur nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, teksa për hetimin e kësaj dosje të rëndë penale, që ka prekur mijëra banorë, është ngritur një grup hetimor me 3 prokurorë dhe 2 hetues. Dokumentet hedhin dritë mbi një skandal të përsëritur në zonën e ish Kombinatit Metalurgjiku në Elbasan. Drejtuesi i Prokurorisë së...
Burimi:
javanews.al