Mbappé shkakton polemika në Spanjë. Francezi është i dëmtuar, por kalon mbrëmjen në Paris
1 Tetor 2026 12:13 Alfred Lleshi Kylian Mbappé është sërish në qendër të vëmendjes. Sulmuesi francez, që do të mungojë në ndeshjen e së premtes mes Francës dhe Italisë në Ligën e Kombeve, u dëmtua të premten e kaluar kundër Turqisë, ku shënoi golin vendimtar, përpara se të largohej për shkak të një problemi në gju. Ekzaminimet e stafit mjekësor të Real Madridit zbuluan një “hiperekstension të kapsulës së pasme të gjurit të majtë”, pa përcaktuar kohën e rikuperimit. Disa raportime flasin për rreth 10-15 ditë mungesë. Polemikat nisën pas raportimit të “El Chiringuito” se Mbappé nuk ishte paraqitur dy ditët e fundit në qendrën stërvitore të Valdebebas për trajtimin e parashikuar. “Është një mister. Dëmtohet me Francën, por nuk kurohet në qytetin ku luan”, –...
Burimi:
telesport.al