Mbappe: Nga Deshmaps te Zidane, tashmë duhet të mësohemi me realitetin e ri në kombëtare
Një epokë e re nis për Kylian Mbappé me fanellën e Francës. Duke filluar nga kjo javë, sulmuesi i Real Madrid dhe shumë figura të tjera kyçe të “Les Bleus” kanë kaluar nga epoka e Didier Deschamps në atë të Zinedine Zidane, trajnerit të ri të kombëtares franceze. Ky është një ndryshim domethënës për Mbappé, i cili i hodhi hapat e parë me kombëtaren franceze nën drejtimin e Deschamps në mars të vitit 2017. Që atëherë, ai ka regjistruar 106 paraqitje, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares me 66 gola. Pas 14 viteve në krye të ekipit nga Deschamps, tani është radha e Zidane për të drejtuar një skuadër që ka për detyrë të hapë një kapitull të ri. Është...
Burimi:
telesport.al