Mbappé “kundër” Mourinhos: Të mos merremi me arbitrat, të punojmë edhe më shumë

Mbappé “kundër” Mourinhos: Të mos merremi me arbitrat, të punojmë edhe më shumë

Kylian Mbappé ka folur ekskluzivisht për “AS” nga Zyrihu, ku ndodhej për nënshkrimin e marrëveshjes me markën e tij të re sportive, kompaninë zvicerane ON. Francezi komentoi edhe humbjen e Real Madridit në derbin ndaj Atléticos: “Po, po, është një hap pas. Ishte shumë e vështirë, donim të fitonim dhe e dinim çfarë ndeshjeje na priste. Sidoqoftë skuadra dha gjithçka dhe vazhdojmë përpara, sepse sezoni është ende shumë i gjatë”. Për polemikat e arbitrimit, Mbappé tha: “Nuk kam qenë kurrë lojtar që flet shumë për arbitrat dhe nuk do të filloj tani. Arbitri është njeri dhe bën gabime, por nuk dua të hyj në këtë çështje”. Sipas tij, Reali duhet të reagojë përmes punës: “Duhet të bëjmë më shumë dhe të punojmë që të rikthehet...